Image

Enuresis Nocturna

Inkontinenca urinare (enureza) është humbja e kontrollit të fshikëzës urinare. Në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç, është normale të mos ketë kontroll të plotë të fshikëzës urinare. Ndërsa fëmijët rriten, ata bëhen më të aftë të kontrollojnë fshikëzën e tyre. Urinimi i pavullnetshem quhet enurezë kur ndodh tek një fëmijë i cili është mjaft i rritur për të kontrolluar fshikëzën e tij. Enureza mund të ndodhë gjatë ditës ose gjatë natës. Mund të jetë një situatë mjaft frustruese ,por është e rëndësishme të jeni të durueshëm dhe të mbani mend se nuk është faji i fëmijës suaj. Një fëmijë nuk ka kontroll mbi enurezën prandaj ka shumë mënyra për ta trajtuar atë dhe për të ndihmuar fëmijën tuaj.

Afërsisht 5 deri në 10 % e fëmijëve nën moshën 10 vjeç vuajnë nga enureza e natës. Shumica priren ta tejkalojnë problemin, por mes 2 deri ne 5 përqind e fëmijëve vazhdojnë të lagin shtratin deri në moshën e adoleshencës.

Diagnoza diferenciale e një fëmije mbi 7 vjeç i cili është duke lagur shtratin konsiston në përjashtimin e problematikave mjekësore si infeksioni i traktit urinar, diabeti, kapsllëku dhe apnea e gjumit. Enuresis nocturna shkaktohet më shpesh nga probleme psikologjike të pavetëdijshme.

Më shpesh, enureza ndodh gjatë natës (Enuresis Nocturna) dhe rrallëherë mund të ndodhë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

Zakonisht nuk është zgjidhje të zgjosh një fëmijë në një kohë të caktuar të natës për të urinuar, kjo strategji vetëm sa do të ndikojë negativisht në gjumin e prindërve dhe të fëmijës. Përveç kësaj, fëmijët nuk duhet të fajësohen apo të turpërohen për urinimin në shtrat, pasi është një fenomen i pavetëdijshëm.

Trajtimet

Opsionet e trajtimit për enuresis nocturna mund të përfshijnë:

  • Terapitë e sjelljes, të tilla si alarmet e urinimit në shtrat ose trajnimi i fshikëzës urinare

  • Medikamente, të tilla si desmopresina ose imipramina

  • Ndryshimet në dietë, si kufizimi i lëngjeve para gjumit

  • Trajtimi i kushteve themelore mjekësore, të tilla si apnea e gjumit ose kapsllëku

  • Terapitë psikoanalitike për të synuar dhe shëruar rrënjët e pavetëdijshme të situatës.
Në klinikën tonë ne i trajtojmë pacientët me metodën psikoanalitike pa medikamente, e cila është një terapi efektive dhe me efekt afatgjatë përsa i përket Enuresis Nocturna.

 

Image
Effective support for selected medical conditions.
info@moraterapi-albania.com
Image
Image

Aura Clinic
International Turkish Hospital, Rruga Donika Kastrioti, Blloku Tirana 1023, Albania

© 2022 MORA Terapi Albania, All Right Reserved